Microsoft shet 8 milionë Kinect për dy muaj

Microsoft ka publikuar shifrat e të hyrave të kompanisë së saj, ndërsa e ka konfirmuar se ka arritur të shesë më shumë se 8 milionë pajisje Kinect gjatë festive të fundvitit, të dhëna këto që kanë paraqitur një rritje të përgjithshme të hyrave për 5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


Për më tepër, në këtë raport thuhet se Microsoft ka arritur të grumbullojë 19,95 miliardë dollarë për tre-mujorin e fundit të vitit.

Të hyrat operuese si dhe të hyrat neto për këtë tre mujor kanë qenë 8.17 miliardë dollarë dhe 6.63 miliardë dollarë, një rënie prej 4 dhe 0.4 për qind respektivisht, nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë, të hyrat nga divizioni i Windows kanë rënë me 29.7 për qind, apo në 5 miliardë dollarë. Bashkë me këtë ka rënë edhe profiti me rreth 2 miliardë dollarë, edhe pse 20 për qind e PC-ve në mbarë botën mbështeten në sistemin operativ Windows 7.

DownloadKS